Vlahoviç formulon DV7 bardhezi
….por rrezikon të procedohet për shkelje të rregullave të COVID-19. Sapo e kishte kaluar infeksionin.
Dushan Vlahoviç pas një dite të ngjeshur në Torino teksa firmosi me bardhezinjtë deri në vitin 2026 nisi menjëherë të ndyshojë ‘sjellje’.
Pasi mbylli dhe me numrin 7-të në fanellë, serbi ka ndryshuar fotot në faqen e tij në Instagram dhe gjithashtu biografinë menjëherë pas transferimit zyrtar nga Fiorentina te Juventusi.
Qendërsulmuesi i ri i Juventusit tashmë pozon me fanellën me vija: DV7 në përshkrimin e qendërsulmuesit të ri të Juventusit. Për tu theksuar se sulmesi i talentuar pati problemet me tifozë e skuadrës ‘Vjolë’ aq sa shtëpia e tij në Firence u survejua nga organet e rendit.