Kaçorri ndjek Laçin, Ujka…Dinamon

…edhe trajneri i Dinamos i pasigurtë për vijimësinë

Kaçorri:

Në finalen për vendin e fundit të Abissnet Superiore Laçi- Flamurtari (3-1), tribuna qëndrore ishte më e populluar se kurrë. Mes tyre u pa edhe sulmuesi mirditor i Dinamos Luis Kaçorri. Në fakt shtatlarti me numër 9-të (1.94 metra) është në kontratë me blutë por kritikat që sulmuesi i Laçit Sobovale ka marrë gjatë sezonit, mund të jetë një arsye më shumë pse 26 vjeçari u pa në Laç.

Ujka:

Nga ana tjetër Serxhio Ujka, muajt e fundit nuk ka kaluar dhe aq mirë në aspektin emocional me klubin. Iu hoq shiriti i kapitenit dhe më pas u fol për një interesim nga një klub në Ukrainë. Më pas minutat nisen të reduktohen duke vënë shpesh përballë ndjesinë se diçka mes palëve nuk është në nivelin më të mirë. Për më tepër, prej javësh në “kafene”, shkohet deri aty ku segmentë të caktuar e lidhin 25 vjeçarin kurbinas me Dinamon e Tiranës.

Dinamo dhe Mehmeti:

E mbylli keq. Skuadra e Dritan Mehmetit ishte thuajse e sigurtë në ‘Final Four’ mirpo në 5 javët e fundit, ‘nëndetësja’ mori vetëm një pikë duke mbyllur në vend të 7-të me vetëm një pikë mbi Laçin që luajti në play out.

Edhe te ‘tavolinat’ e klubit dinamovit shprehen se trajneri nuk do të jetë më në krye të Dinamo Sitit./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!