Kryeministrja Meloni: Atalanta, krenari italiane

Suksesi historik i Atalantës të mërkurën në mbrëmje teksa fitoi Europa League (3-0) ndaj Leverkusen, ka bërë që anembanë kontinentit të flitet për arritjen e skuadrës italiane.
Muk mund të mungonte një urim nga kryeministrja e vendit fqinj Xhorxhia Meloni e cila në platformën ‘X’ e ka quajtur Atalantën krenari jo vetëm për Bergamon por gjithë Italinë.
Postimi:
Urime Atalanta që fitoi finalen e Europa League me një paraqitje të jashtëzakonshme. Një sukses historik për qytetin e Bergamos, një krenari për të gjithë Italinë.” Ky është mesazhi që kryeministrja Xhorxhia Meloni i kushtoi ekipit pas fitores në finale ndaj Bayer Leverkusen.
Congratulazioni all’#Atalanta che ha vinto con una straordinaria prestazione la finale di #EuropaLeague.
— Giorgia Meloni (@GiorgiaMeloni) May 23, 2024
Un successo storico per la città di Bergamo, un orgoglio per l’Italia intera 🇮🇹@Atalanta_BC #UELfinal pic.twitter.com/IlsDuDKpI7