Xhaka: Atalanta e meritoi, turp për ne

Dy shqiptarë përballë në një finale të madhe , Europa League. Fitoi Atalanta me Gjimshitin kapiten 3-0.

Në kahun tjetër Granit Xhaka me Leverkusen. Kapiteni i Zvicrës pas finales së humbur në Dublin përgëzon italianët duke thënë: E merituan.

Fjalët e Granit Xhakës, mesfushorit të Bayer Leverkusenit, për Rai Sport pas finales së humbur ndaj Atalantës:

“Ka pak fjalë për të thënë, Atalanta e meritonte të fitonte duke luajtur shumë mirë. Duhet të shohim përpara sepse kemi një tjetër finale për të luajtur. Asgjë nuk funksionoi këtë mbrëmje, është turp që ndodhi këtë mbrëmje, por duhet të ecim përpara.” .

Si nuk funksionoi asgjë?
“Atalanta luajti shumë më mirë, e mbajti presionin shumë të lartë dhe urime për ta”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!