Atalanta-Leverkusen, finalja e parë e madhe sezonale

Atalanta- Bayer Leverkusen sot ora 21:00 në finalen e UEFA Europa League në stadiumin Aviva të Dublinit në Irlandë.

Atalanta fitoi ndeshjen e fundit në Europa League, duke mposhtur Olimpik Marsejë 4-1 në total në gjysmëfinale. Pasi luajtën në barazim 1-1 në ndeshjen e parë, ata fituan 3-0 në ndeshjen e kthimit në shtëpi.

Nga ana e tij Leverkusen fitoi ndeshjen e fundit në Europa League, duke mposhtur Romën me rezultat të përgjithshëm 4-2 në gjysmëfinale. Pasi fituan 2-0 në ndeshjen e parë, ata luajtën barazim 2-2 në ndeshjen e kthimit në shtëpi.

Ndërkohë Berat Gjimshiti dhe Granit Xhaka janë dy shqiptarët përballë me njërin prej tyre që do të lartësojë trofeun e UEFA Europa League 2023/2024.

Kjo ndeshje finale i është besuar rumunit Istvan Kovaç.

Formacionet e mundëshme:

Atalanta: Muso; Gjimshiti, Hien, Kolashinac; Zapakosta, Ederson, Kopmeiners, Ruxheri; De Ketelare, Pashaliç; Skamaka.

Tr. Xhan Piero Gasperini

Leverkusen: Kovar; Tapsoba, Tah, Hinçapie; Stanishiç, Palacios, G. Xhaka, Grimaldo; Virtz; Frimpong, Adli.

Tr: Çabi Alonso/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!