Ballkani fiton Kupën e Kosovës, Prishtina jashtë europe

Skuadra e Ilir Dajës bën ‘bis’, pas titullit kampion fiton edhe Kupën e Kosovës përgjatë 2023/2024.

Finale Kupa e Kosovës/ Ballkani- Prishtina 2-2, (4-2 penallti)

Golat: (Valid Hamidi 21′, Korenica 51’/ Albin Krasniqi 78′ pen, 82′)

Finalja e Kupës së Kosovës luajtur sot në Drenas ndërmjet Ballkanit dhe Prishtinës i përmbushi pritshmëritë e një finalje të denjë.

Ndonëse kampionët e rinj të Ilir Dajës kryesuan deri në 2-0 në fundin e pjesës së dytë Prishtina ia doli të barazojë 2-2 duke e dërguar takimin në shtesë.

Edhe në këtë pjesë të finales e gjitha u ndal te barazimi 2-2 teksa më pas radhën e patën penalltitë. Aty ku skuadra e Ballkanit fitoi 4-2 duke marrë një trofe të tillë për herë të parë në historinë e klubit nga Suhareka.

Kështu skuadra e Prishtinës bie nga froni teksa tani ekipi i Emanuel Egbo-së mbetet jashtë europe./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!