Mbërritën pas mesnate, tifozët rrethojnë Atalantën
Kore, flamuj dhe pankarta, një festë pas mesnate mes Dublinit dhe Bergamos. Rreth një mijë tifozë prisnin zbarkimin e Atalantës në aeroportin Orio al Serio, që ndodhet përtej rrethimit të pistës.
Fituesit e Europa League zbarkuan në orën 14:25 me një charter për të hipur më pas në autobusin e klubit dhe për t’u kthyer në selinë Zingonia ku rreth një mijë tifozë të tjerë prisnin lojtarët.
I pari që zbriti nga shkallët e avionit, kupën që fitoi në dorë, ishte holandezi De Run, i ndjekur nga trajneri Gasperini. Përpara se të hipte në autobusin e aeroportit që shoqëronte kapiteni i Atalantës ngriti trofeun dhe ua tregoi tifozëve të shumtë përtej gardhit.
Më pas i gjithë ekipi u rreshtua jashtë autobusit për të marrë duartrokitje të gjata nga tifozët, duke iu kundërpërgjigjur me shumë duartrokitje njerëzve.