Sparta Pragë fiton Kupën e Çekisë, Laçi 90′ në fushë
Finale: Plzen- Sparta Pragë 1-2
Sparta e Pragës fiton Kupën e Republikës Çeke. Skuadra në gjirin e të cilit luajnë kuqezinjtë Qazim Laçi dhe Indrit Tuci, mposhtën Viktoria Plzen në finale dhe bëhet klubi më i suksesshëm në kompeticion, me tetë triumfe. E fundit ishte në vitin 2020.
Gjithçka ndodhi në minutat e fundit: skuadra e drejtuar nga Priske kaloi në epërsi me autogolin e Dweh, por mori golin e barazimit të Chory në minutën e 87-të, përpara se të gjente golin vendimtar në minutën e 91-të me Birmancevic.
Sparta Praga arriti kështu një dopietë të madhe: fundjavën e kaluar triumfuan në kampionat.