Skënderbeu-Vllaznia për vendin e tretë, hapësirë për të ‘rinjtë’

Skënderbeu- Vllaznia sërish në skenë. Këtë të premte (nesër) në ‘Air Albania Stadium’ dy skuadrat e renditura në vend të 4 (Skëndebeu) dhe 3-të (Vllaznia) pas 36 javëve kampionat, në finalen për vendin e tretë të formatit ‘Final Four’.

Dy skuadrat e elminuara në këtë fazë, respektivisht nga Partizani dhe Egnatia, luajnë fatet e tyre të “qejfit” në kryeqytetin shqiptar duke nisur nga ora 19:00.

Kjo për faktin se Skënderbeu nuk ka asgjë në “torbë” (vijon ë jetë i dënuar nga UEFA) dhe përpos Egnatias, Partizanit dhe Vllaznisë në garat europiane shkon Tirana si vend i pestë i kampionatit me 36 javë.

Kjo ka bërë që interesi për këtë takim të qëndrojë ulët aq sa deri tani biletat mbetën në kufinj minimalë. Gjithësesi, këto ditë te të dyja klubet ka patur zhvillime.

Korçarët kanë shitur Kabral Xhantu (Sonderjyske, Danimarkë) duke pasuar kështu Frenklin Ahanonu, i cili u shit në prill te Astana në Kazakistan për 450 mijë euro.

Te Vllaznia prej ditësh vijojnë rinovimet (Stojanoviç, Juriç) por së fundi mediat pranë klubit raportojnë se Rejan Alivoda kërkohet nga Sllavia e Pragës. Pikërisht klubi ku më parë është aktivizuar Peter Olainka, ish futbollisti i Skënderbeut./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!