Vlahoviç kalon vizitat mjekësore, te Juve e presin me …këngë

Kontratë katërvjeçare e gjysmë me vlerë 7 milionë në sezon, për Fioren në total 75 milionë euro.

Dushan Vlahoviç do të jetë lojtar i Juventusit dhe sigurisht që për lexuesit e ‘Sportiim.al’ nuk është një lajm i ri. Ish- sulmuesi i Fiorentinës donte vetëm Juventusin dhe vullneti i tij ishte vendimtar, aq sa Viola e shiti në afatin e transferimeve dimërore ende pa nisur mirë.

Ndërkaq pak minuta më parë, sulmuesi serb i lindur në vitin 2000 ka mbërritur në J Medical të klubit bardhezi për t’iu nënshtruar ekzaminimeve të zakonshme mjekësore para nënshkrimit të kontratës.

Sulmuesi goleador në Seria A, në qendrën mjekësore të Torinos pati kontaktin e parë me tifozët e Juventusit, të cilët i kënduan një kor. Axhenda vijon me firmën në kontratë…/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!