Atalanta thyen Leverkusen, Gjimshiti ngre në qiell trofeun e Europa League

Finale në Dublin/ Atalanta- Leverkusen 3-0 (Lukman 12′, 26′, 75′)

Trofeu bën që nëse Atalanta mbyll Serie A e 5-ta shkojnë 6 ekipe italiane në Champions (Roma).

Atalanta thyen Leverkusenin në finalen e e Europa League luajtur këtë mbrëmje në Dublin. Shifra të rëndë 3-0 me të njëjtin autor Lukman në minutat 12′, 26′ dhe 75′. Në fund Ademola Lukman merr topin me vete…

Kryeveper e bergamaskëve me Berat Gjimshitin mbrojtësin kuqezi i cili kishte në krah shiritin e kapitenit. Ndeshje e madhe e luajtur me presion asfiksues të ekipit të Gasperinit i cili arriti të gjunjëzojë të pamposhturit gjermanë në sfidën e 52-të të saj pa njohur asnjë humbje.

Kësisoji, Atalanta fitoi në finalen e parë të saj në histori Ligën e Europës, me Berat Gjimshitin që shkroi emrin si kapiteni i bergamaskëve fitues.

Më pas ceremonia dhe trofeu i dorëzuar Gjimshitit nga kreu i UEFA-s Aleksandër Ceferin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!