Italia listë ‘Euro 2024’

Rivali i Shqipërisë në Grupin B Italia, ka publikuar sot listën me 30 futbollistë për fazën finale.

Luçiano Spaleti ka zgjedhur tridhjetë lojtarët që do të nisin stërvitjen nga 31 maji në Koverçano në funksion të Euro 2024. Në listën e të parazgjedhurve janë disa emra surprizë si Faxhioli, Riçi, El Sharaui dhe Folorunsho.

Ftesa e parë për Kalafiorin e Bolonjës. Për sa u përket mungesave, përveç Tonalit të pezulluar dhe të dëmtuarit Zaniolo, bien në sy përjashtimet e Imobile, Gati dhe Lokatelit.

Kuptohet që tekniku Spaleti në vijim do ta reduktojë numrin në 26 aq sa lejon UEFA. Më 4 dhe 9 qershor Italia do të përballet me dy miqësoret e fundit kundër Turqisë dhe Bosnjës në përgatitje për Euro 2024 dhe më 6 qershor trajneri do të do të publikojë listën përfundimtare të lojtarëve që do të marrin pjesë në turne.

Lista e Italisë:

Portierë: Donaruma (PSG), Vikario (Totenhem), Meret (Napoli), Provedel (Lacio).

Mbrojtës: Açerbi, Bastoni, Darmian (Inter), Skalvini (Atalanta), Buonxhorno (Torino), Mançini (Roma), Kalafiori (Bolonja), Di Lorenco (Napoli), Belanova (Torino), Dimarko (Inter), Kambiaso (Juventus).

Mesfushorë: Barela, Fratesi (Inter), Kristante, Pelegrini (Roma), Faxholi (Juventus), Zhorzhinjo (Arsenal), Riçi (Torino), Folorunsho (Verona).

Sulmues: Kieza (Juventus), Raspadori (Napoli), Retegui (Xhenoa), Skamaka (Atalanta), Orsolini (Bolonja), Zakanji (Lacio), El Sharaui (Roma)

Immagine


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!