Në vigjilje/ Inter- Milan në takimin 230 zyrtar…

Nesër (shtunë) në orën 18:00 derbi i ‘Madoninës’ në ‘San Siro’.

Nga 10 janari 1909, Milan-Inter 3-2, deri më 7 Nëntor 2021, Milan-Inter 1-1, Inter dhe Milan janë takuar në 229 ndeshje zyrtare: 197 në ligë (nga të cilat 175 në Serinë A të një grupi), 25 në Kupën e Italisë, 4 në Ligën e Kampionëve dhe 1 në Superkupën e Italisë.

Bilanci është 84 fitore për Interin, 68 barazime dhe 77 fitore për Milanin.

Nesër në orën 18 do të ngrihet perdja e Seria A me derbin e ‘Madoninës’, Inter- Milan. Një ndeshje që mund të flasë shumë për skuadrat e veçanerisht për kampin zikaltër që pas Milanit do luajë me Romën për Kupë, Napolin, dhe Liverpulin në Champions League.

Edhe Milan dëshiron triumfin për t’u afruar me kreun dhe treguar se derbi dhe “qyteti” janë të tij. Teknikët kanë dalë sot para mediave duke deklaruar ndër të tjera:

Inzagi (Inter)

“Ne e dimë rrugën që nisëm në verë së bashku, e dinim që ishte një rrugë plot me të panjohura, ishim të aftë për t’i bërë gjërat të ecnin në mënyrën më të mirë dhe duhet të jetë një stimul për të mos e lënë vigjilencën tonë.”

Kam luajtur shumë derbi por të preferuar nuk ka asnjëherë, edhe këtë herë shoh dy skuadra të forta dhe të organizuara. Episodet do të bëjnë diferencën, ne duhet të jemi gati t’i japim derbit drejtimin e duhur.”

Pioli (Milan)

Inter favort? Fitoi kampionatin dhe ende po tregohet shumë i fortë. Ne jemi të fortë dhe jemi në gjendje t’i vëmë në vështirësi. Skuadra që ka më shumë cilësi dhe që fiton më shumë duele do të fitojë. Nuk do të kem në dispozicion Ibrahimoviç dhe Rebiç. Tomori ka rekuperuar por nis nga stoli”./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!