Reportazhi i SKY Italia/ Rritja dhe sukseset e futbollit shqiptar, ja projekti ambicioz i FSHF

Televizioni prestigjioz SKY Italia ka realizuar së fundmi një speciale mbi futbollin shqiptar dhe zhvillimin e madh që ka pasur në dy dekadat e fundit. “Një projekt në avangardë” është titulli i speciales së realizuar nga gazetari Paolo Ghisoni për programin “La Giovane Italia” në SKY, që ka pasur në fokus suksesin e Kombëtares me kualifikimin për në Euro 2024 dhe evolucionin e infrastrukturës sportive falë mbështetjes dhe vizionit të FSHF.

“Shqipëria ka arritur të zërë një vend mes të mëdhenjve të Europës dhe pas disa javësh debuton në Gjermani kundër kombëtares italiane. Me shumë prurje nga Italia, si Asllani, Gjimshiti, Bajrami, Berisha, Ramadani, që do të jenë shumë të dobishëm për Silvinjon në përgatitjen e ndeshjes.

Ndërkohë, kthehemi në bazë, e cila ka një strukturë avangarde, të shkëlqyer, kanë krijuar një organizatë të sistemuar, drejtuar dhe programuar nga profesionistë, por në sinkroni të plotë me një president të vëmendshëm ndaj detajeve më të vogla, ambicioz dhe njohës i thellë i futbollit kontinental”, – shkruan SKY.

Sakaq, Presidenti i FSHF-së, Armand Duka tregon rrugëtimin e sektorit teknik të Federatës dhe Kombëtares shqiptare, që do të sfidojë në Grupin B të Europianit pikërisht Italinë, Kroacinë dhe Spanjën.

“Ndryshimi është i dukshëm në futbollin shqiptar, por mbetet ende punë për t’u bërë. Presidenti Duka e di mirë këtë dhe në analizën e tij për rritjen e sportit më të dashur për shqiptarët e vë theksin edhe te organizimi i mirë i Federatës Shqiptare të Futbollit.  “Sipas meje, jemi në rrugën e duhur dhe futbolli në Shqipëri ka të ardhme të madhe. Në vitet e fundit kanë ndryshuar shumë gjëra në Shqipëri, pasi me punën e bërë nga të gjithë, së bashku me qeverinë shqiptare, kemi ndryshuar infrastrukturën, por duhet ende të bëjmë më shumë që të shkojmë aty ku duam.

Futbolli është sporti më i dashur në Shqipëri dhe fatmirësisht nuk kemi konkurrencë në sport, pasi të gjithë shqiptarët duan të bëhen futbollistë, prandaj që t’i kënaqim të gjithë, duhet të bëjmë më shumë.  Gjëja që më bën më shumë krenar me Federatën është funksionimi shumë i mirë që ka, pasi janë krijuar baza të forta për të ardhmen. Me ketë staf kemi ndërtuar infrastrukturë, stadiumin “Air Albania”, “Shtëpinë e Futbollit, fusha sportive dhe shkollën e futbollit. Të gjitha këto i kemi arritur, pasi kemi krijuar një strukturë të fortë organizimi”./FSHF/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!