U shfaq në ‘Selman Stërmasi’, Harmon shënon me Liberinë

Sulmuesi u pa në tribunën e ‘Selman Stërmasi’-t i shoqëruar nga Arbër Deliu përgjatë Tirana- Laçi në 03 tetor.

Sulmuesi i Laçit Van Dejv Harmon befason me udhëtimin e shpejtë nga Liberia në Tiranë dhe anasjelltas.

Në tribunën e ‘Selman Stërmasi’-t, sulmuesi 26 vjeçar u pa në tribunë i shoqëruar nga Arbër Deliu përgjatë Tirana- Laçi në 03 tetor.

Sot shfaqet në fushë me Liberinë me të cilën shënoi golin e vetëm të kombëtares së tij për kualifikueset e Botërorit ndaj Kepit të Gjelbër.

Ndeshja u luajt në Ganë (situata politike e nxehtë në Liberi) dhe u fitua nga Kepi i Gjelbër 1-2. Harmon shënoi në fund të pjesës së parë.

Duket se sulmuesi ka arritur të zgjidhë situatat me udhëtimet pasi futbollisti i deklaroi Sportiim.al të dielën e kaluar në ‘Selman Stërmasi’ se ai kishte patur përshtjellime me dokumentacionin./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!