Ançeloti: I dimë vështirësitë, ndaj Bajernit për maksimumin

Gjysmëfinalja e kthimit ndaj Bajernit në “Santiago Bernabeo” të mërkurën në 21:00, ka marrë vëmendje maksimale një ditë para se të përcaktohet finalistja e dytë e Champions League (pas pak starton PSG- Dortmund).

Reali niset nga barazimi 2-2 në të vajtjes teksa në konferencë sot trajneri i tyre Karlo Ançeloti në konferencën për shtyp ardhur fill pas fitores numër 36 në La Liga ka zbardhur gjithëçka.

“Duhet të përpiqemi të bëjmë më të mirën. Kemi shpresë dhe një mundësi të madhe për të arritur sërish në finale. Duke marrë parasysh vështirësitë, të cilat janë të shumta, do të përpiqemi të bëjmë maksimumin.

Ngjashmëritë?Si klube janë të ngjashëm. Janë klube që kanë një histori të madhe dhe shumë suksese. Mendoj se e respektojmë njëri-tjetrin, pasi është e drejtë ta bëjmë këtë.

Duhet të respektojmë rivalin, sepse ata kanë bërë shumë mirë. Bënë edhe më mirë se ne në ndeshjen e parë.

Ne jemi shumë të emocionuar, sepse mund të jetë një tjetër natë magjike. Nuk ka eufori, por optimizëm brenda nesh. Kemi vetëdije për vështirësitë.

Të shtunën ishim të lumtur që fituam ndeshjen dhe më pas La Liga-n. Na duhej ta kontrollonim gëzimin tonë për t’u përgatitur për këtë lojë. Tani, La Liga është në pritje dhe të enjten do të mendojmë se si të festojmë. Sigurisht që do ta festojmë titullin.

Filozofia juaj? Ideja juaj duhet të përshtatet me karakteristikat e lojtarëve. Unë nuk dua një ekip që ka vetëm një identitet”, tha Ançeloti i cili ka publikuar listën me të ftuarit.

Immagine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!