Gjici: Longo nuk lëviz, mediat abuzuan

Safet Gjici presidenti i Nderit te Kukësi përgënjeshtron lajmin e largimit të trajnerit Diego Longo pas humbjes me Teutën.

Gjici e bëri këtë sqarim publik mbrëmjen e sotme në një lidhje direkte me gazetarin Altin Sulçe në Ora Sport.

Madje Gjici shtoi se Longo pritet të qëndrojë deri në fund të sezonit.

“Nuk e di nga dalin këto lajme. Teksa kthehesha nga Elbasani më thanë se mediat kanë shkruar lidhur me largimin e Longos por askush nga klubi nuk di gjë. Do i sugjeroj drejtuesëve ta mbajnë gjatë pasi ai ka bërë një punë mjaft të mirë”, ndër të tjera Gjici.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!