PSG pa përvojë, Dortmund në finale të Champions

Gjysmëfinale e kthimit në Champions: PSG-Dortmund 0-1 (0-1) Humels 50′

Borusia Dortmund është finalistja e parë e Champions League 2023/24. Verdhezinjtë e Terziç përsëritën 1-0 të ndeshjes së parë duke fituar me të njëjtin rezultat në Parc des Princes kundër PSG-së së Mbape-s, të shokuar nga goli i mbrojtësit veteran Mats Humels në minutën e 50′-të.

Pas një mrekullie të Donnaruma-s në duelin me Adejemi në minutën e 35-të, Dortmundi ia doli të ndante situatën e Parisit në minutën e 50-të me Humels pas një goditje nga këndi.

Kjo ishte e mjaftueshme për të fituar kalimin në finalen e Wembley me 1 qershor 21:00, duke rezistuar para dhe pas golit të tyre.

Kështu mbyllet dhe ky rrugëtim i përhumbur i skuadrës së Luis Enrikes me Mbape, Vitinja etë tjerë në një mbrëmje të përhumbur. Finalsiti tjetër do të dalë nesër mes Realit dhe Bajernit të Mynihut (2-2).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!