Java e fundit/ Luhet zona ‘play out’, Besa dhe Lushnja më të rrezikuarat

Kategoria e Parë sot me ndeshjet e fundit të kampionatit me 33 javë. Më pas radha e play off-ve dhe play out-ve për të saktësuar verdiket e plota të nivelit të dytë futbollistik në Shqipëri.

Me verdikte të përcaktuara si në krye ashtu dhe në fund, dilemat e javës së fundit mbeten vetëm te zona “play out”.

Kastrioti dhe Burreli nëse i fitojnë takimet e tyre i’a hedhin ndërsa Besa dhe Lushnja mbetën ato që do të duhet të mbrojnë kategorinë përmes ndeshjeve shtesë.

Ndërkaq Bylis-Elbasani të promovuara prej javësh në Superiore, zhvillohet nesër (e enjte ora 17:00) në ‘Elbasan Arena’. Vendin e një finalje për titull (fituar nga AF Elbasani) duke se e merr festa dhe ceremonia e titullit të skuadrës së Nevil Dedes.

Kategoria e Parë, java e 33-të

Sot, ora 16:00

Kastrioti- Korabi

Tomori- Lushnja

Besa- Flamurtari (në Lushnje)

Burreli- Apolonia

Luzi 2008- Vora

Nesër ora 17:00

Bylis-AF Elbasani (në Elbasan Arena)/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!