Vukiçeviç: Laçi është gati, kampionati nis të shtunën…

Për Sportiim.al: Isuf Myrtaj

Nga Peza, aty ku Laçi luajti sot të kthimit për turin e parë të Kupës së Shqipërisë ndaj Butrintit, trajneri Dejan Vukiçeviç i tha ‘Sportiim.al’, se tani mekanizmat e grupit bardhezi janë mirëfunksionalë.

Fitorja 4-0 ndaj sarandiotëve, e para sezonale për kurbinasit, duket se ka lënë të kënaqur malazezin e stolit të Laçit. Ish- futbollisti i Seviljes në LaLiga pas ndeshjes shprehet:

Fitorja e parë sezonale e Laçit vjen në Kupë…

Fitorja do të vinte pasi skuadra ka punuar shumë mirë. Ishte një mundësi e mirë sot për të zbatuar në terren disa manovra që i kemi aplikuar në stërvitje. Jam shumë i lumtur me lojtarët që kam. Janë duke punuar mjaft mirë. Në fushë sillën si profesionistë, ndaj erdhi dhe rezultati”.

Ktheheni në shtëpi në kampionat, vjen Egnatia

Sigurisht që presim të marrim fitoren në Laç edhe pse e dimë që nuk është e thjeshtë. Nuk mund të gabojmë këtë radhë në një ndeshje kampionati.”

Dy muaj me skuadrën, Vukiçeviç është i bindur se mund të bëjë me Laçin një kampionat të mirë?

E thashë dhe më lart. U bë një kohë e gjatë dhe tani duhet bërë diçka pozitive me ekipin. Të kuptohemi më mirë me njëri tjetrin. Të jemi më të bindur në fushë për të luajtur me ambicje të lartë madje me më shumë agrisivitet shoqëruar me zotrimin e topit.

Me presing të lartë kur humbim topin. Është dashur punë intensive por dhe kohë për të ardhur deri këtu dhe për këtë jam i lumtur. Për ndeshjet që kemi humbur nëse analizohet çdo detaj, kuptohet se Laçi ka dominuar por jemi penalizuar nga gabime individuale.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!