“Final Four” për vajza/ Vllaznia-Apolonia finalja e sezonit 2023-2024

Vllaznia – Apolonia është finalja e madhe për titullin kampion të këtij edicioni në kampionatin “Abissnet Superiore” për vajza.

Ditën e sotme u zhvilluan takimet e dyta gjysmëfinale të vlefshme për “Final 4”. Vllaznia nuk e vendosi aspak në diskutim finalen, teksa triumfoi edhe në ndeshjen e dytë të zhvilluar në “Reshit Rusi” me rezultatin e thellë 7-0.

Në ndeshjen tjetër gjysmëfinale Apolonia – Tirana, që u zhvillua në ambientet e aneksit të stadiumit “Loni Papuçiu”, fieraket fituan me rezultatin 2-0 dhe siguruan finalen.

Finalja e madhe Vllaznia – Apolonia, që do të përcaktojë edhe kampionen e këtij edicioni do të luhet më 13 maj në “Shtëpinë e Futbollit”.

Ekipi kampion i “Abissnet Superiore” për vajza do të përfaqësojë Shqipërinë në raundin para-eliminator në UEFA Champions League.

Final Four

Gjysmëfinalet

Partizani – Vllaznia 0-3 / Vllaznia – Partizani 7-0

Tirana – Apolonia 1-1 / Apolonia – Tirana 2-0

Finalja

Vllaznia – Apolonia 13.05.2024 “Shtëpia e Futbollit”/FSHF/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!