Sot/ Real apo Bajern, Dortmund pret finalistin në ‘Londër’

Real Madrid- Bajern Mynih. Kjo është gjysmëfinalja e dytë e Ligës së Kampionëve në program sot me start orën 21:00.

Do të luhet në ‘Santiago Bernabeu’ me skuadrën vendase të Ançelotit e cila duhet të bëjë më të mirën për të shkuar në finalen e 1 qershorit në ‘Wembley’ të Londrës.

Përballë ka gjigandët bavarezë ndërsa takimi starton nga shifrat e takimit të parë mbërthyer 2-2. Fitimi i titullit në La Liga, i 36-ti në radhë për ‘Los Blancos’, pritet të shtojë entuziasmin në kryeqytetin spanjoll.

Kjo ndeshje i është besuar polakut Simon Marçiniak./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!