Enrike: Ushtruam presion, nuk patëm fat

Zhgënjim, por sportivitet maksimal. Sipas Luis Enrikue trajneri i PSG-së ky takim ishte një mësim i çmuar.

Trajneri spanjoll komentoi humbjen e PSG-së kundër Borusia Dortmundit dhe përfundimin e ëndrrës së tyre në Ligën e Kampionëve:

“Ka një ndjenjë trishtimi. Nëse i shohim dy ndeshjet së bashku, kemi goditur shtyllat gjashtë herë. Futbolli ndonjëherë është i padrejtë, jo ne. Pas 31 goditjeve, futbolli shpërblen ata që shënojnë dhe jo ata që godasin e prodhojnë.

Dallimi midis goditjes së shtyllës dhe shënimit varet nga fati. Ne ishim të pafat, statistikat thonë se duhet të kishim shënuar tre herë. Pa i hequr asnjë meritë Dortmundit, ne ishim shumë të pafat.

Pashë një ekip me shpirt konkurrues. unik, i cili dha gjithçka nga minuta e parë deri në minutën e 90-të”. Kjo frymë është shumë e fortë dhe shpresoj të jetë diçka që zgjat”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!