Vlerat/ Rrapaj për rekord, Skënderbeu klubi më i ri…

Abissnet Superiore sipas ‘Transfermakt’ në vlerë klubesh (total 10) vijon të qëndrojë në nivele fundore të kampionateve në Europë. Sipas përllogaritjeve të fundit elita e futbollit shqiptar vlen vetëm 39.58 milon euro.

E ndarë sipas klubeve, vetëm Partizani ai që kushon më shumë, kap kuotën e 6.45 milion eurove. Nga e dyta deri te e katërta, por me diferencë të dukshme nga klubi i kuq, vijnë: Egnatia 4.53 milion euro, Tirana me 4.25 dhe Laçi me 3.95 milon euro.

Futbollistët më të shtrenjtë janë: Arinaldo Rrapaj (Partizani) me 650 mijë euro, Fernando dhe Spahiu (Egnatia) me nga 400, Maget dhe Hadroj (Partizani) me 400, Ujka (Laçi) 400. Të tjerët janë poshtë kësaj vlere.

Superiorja ka moshën mesatare 24.8 vjeç.Skuadrat me moshën më të madhe figurojnë Erzeni (25.8 vjeç) dhe Tirana 25.1 vjeç. Ekipet më moshën më të vogël- Skënderbeu 22.9 dhe Laçi me 23.1 vjeç./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!