Klasikja në duelin e 200-të, Superiorja mes drithmave

Egnatia, Vllaznia dhe Partizani janë tre ekipet që kanë siguruar fazën ‘Final Four’, me dy takime të mbetura do të zgjigjin çështjen titull por jo vetëm.

Nga Erga Kenga

Abissnet Superiore laun sot duelet e parafundit të edicionit të rregullt futbollistik 2023/2024 prej 36 javësh. Më pas dy gjysmëfinale të ‘Final Four’ dhe finalet për vendin e parë, titull kampion dhe skuadrën e tretë që shkon në Conference League.

Kalendari ofron sot 5 duele ku askush nuk di të thotë se çfarë rezervon fundi i tyre. Në letër, skuadrat e larguara Kukësi dhe Erzeni janë pak të interesuara për të ndalur respektivisht Partizanin dhe Teutën por në tri sfidat e tjera ato janë tërësisht impenjative, të denja për termin sportiv, ‘finale’.

Mbi të gjithë takimi në ‘Air Albania’ aty ku Tirana do të takohet me Vllazninë në ndeshjen jubile të 200-të mes tyre. Bardheblutë e kanë të ndaluar të barazojnë apo humbin…Për Fagun trajner, mungesa si Najdovski (dëmtuar), Lulaj (katronë) e Latifi në dyshim.

Vllaznia kërkon të ruajë vendin e dytë duke tentuar fitoren e tretë sezonale me Tiranën. Dilemat e Brdariç, Krymi, Hakaj, Gruda, rikthehet Stojanoviç.

Ndërkaq në aktin e 35-të Egnatia do të duhet të mbrojë vendin e parë në duelin me Dinamon në udhëtim (‘Elbasan Arena’), ndërsa Partizani i treti, përballet në Kukës me vendasit e larguar nga kategoria.

Në këtë raund, mjaft interesant takimi në Elbasan në duelin Dinamo-Egnatia. Blutë mbajnë vendin e 4 ‘kualifikues’ ndërsa rrogozhinasit për të siguruar vendin e parë (i duhen minimalisht katër pikë në dy takime)

Tjetër ndeshje me ndjesi finalje luhet në Korçë. Skënderbeu do të presë Laçin teksa çdo rezultat inrtigon objektivët respektivë në javën e fundit. Korçarët duan vendin e 4, kurbinasit pikët e largimit nga zona play out.

Nga Kukësi sot Partizani i vendit të tretë por me 3 pikë nga kreu, do të mësojë vendosjen e re të tij. Gjithnjë nëse të kuqtë do të bëjnë detyrën e kësaj transferte duke u kthyer në Tiranë me tri pikë.

Mbyll takimi Erzeni-Teuta e cila zhvillohet në Kompleksin ‘Partizani’. Durrsakët befas me shanse për të surprizuar te zona e katërshes.

Java e 35-të:

Sot ora 16:00:

Tirana- Vllaznia (në ‘Air Albania’)

Kukësi- Partizani

Dinamo Siti- Egnatia (në Elbasan)

Skënderbeu- Laçi

Erzeni- Teuta (në Kompleksin ‘Partizani’)/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!