‘Play off’-i me Orikun, zgjon Peqinin
Nga Fatmir Popja
Stadiumi i qytetit të Peqinit parashikohet të jetë i mbushur nesër me mijëra tifozë në mbështetje të ekipit të tyre të zemrës ” K.F Shkumbini”. Në program, pasditen e të enjtes, bardhekaltërit do luajnë ndeshjen e parë të play-off përballë Orikut.
Prej kësaj mesjave kudo në qytetin e Peqinit dëgjohen thirrjet “Të gjithë në Stadium në mbështetje të K.F Shkumbini”, ndërsa hyrja në të gjitha tribunat është njoftuar se do jetë falas.
Nga ana e organizatorëve ju është kërkuar tifozëve që ata të sistemohen në tribuna të paktën 15-30 minuta para fillimit të kësaj sfide dhe të përjetojnë fillimisht krahas emocioneve të ndeshjes edhe tingujt e këngës Himn të K.F Shkumbit , krijuar me rastin e 100 vjetorit të klubit.
Në fakt, në ballë pritet të jetë grupimi i ultrasve “BESNIKËT”.Ka ardhur koha ta lëmë pas imazhin e keq të krijuar kohë më parë sepse tashmë në stadium vijnë edhe gratë. I madh e i vogël duhet të jetë në mbështetje të K.F Shkumbini gjatë ndeshjeve të play-off”, u shprehën disa ultras.
Ndërkaq shpërblimin prej 50 mijë euro të vënë në dispozicion nga presidenti i “K.F Shkumbini” Ali Kasa për ngjitjen në kategori të Parë, ka mobilizuar të gjithë faktorët sportiv të qytetit plot histori sportive.
Formula:
Fituesi i ndeshjes play off: Shkumbini- Oriku do të ndeshet me skuadrën e 10-të të Kategorisë së Parë. Fituesi merr një biletë për nivelin e dytë të futbollit në vend (2024/25). Me shumë gjasë fituesi nesërm do të përballet me Besën e Kavajës. Akti i fundit luhet në fushë për t’u përcaktuar nga FSHF.