Të huajt e Vllaznisë, ndihmë shkodranëve…

Situata kaotike në mbarë botën pas pandemisë globale, ka bërë që solidarizimi mes qënjëve njerëzore të marrë përmasa të jashtëzakonshme.

Kudo ka kontribute gjithfarësh, ndihma, metodika e sensibilizime. Me botën e sportit prezent,dukuri të tilla, e bëjnë më të lehtë kalimin e gjëndjes emergjente të koronavirusit.

Vepra e fundit e lojtarëve të Vllaznisë teksa vihen në dispozicion e shpërndajnë ndihma merr konatacionin mbi njerëzor.

Janë tre futbollistët e huaj të Vllaznisë, Hygor, Zhunior dhe Sidorenko, të cilët kanë bërë një gjest humanitar, duke dhënë kontributin e tyre modest për qytetarë të caktuar shkodranë.

Braziliani Hygor, ndër më të spikaturit te radhët e skuadrës në fushë, ka postuar në “Instagram” momente nga nisma me prioritet ndihmat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!