Siti kampion, Klop nderohet në ‘Anfield’, Verstapen bën ligjin në Imola
Sot ndër më të spikaturat nga sporti:
Mançester Siti fiton titullin e 10-të kampion në Premier League. Në javën e fundit ‘qytetarët’ e Pep Guardiolës (titulli katërt radhazi me Sitin), kaloi 3-1 Uest Hem duke shuar ëndrrat e Arsenalit ndjekës që mundi Everton 2-1.
Lamtumirë e gjatë si e një kampioni, ajo e trajnerit gjerman Jurgen Klop në sfidën e fundit në krye të Livepul. Sot ‘Anfield’ i bëri atij nderimin e duhur për nëntë vitet e tij, me koreografi vërtet emocionuese.
Klop solli 8 trofe në muzeun e trofeve të Liverpul-it: 1 Premier League, 1 Champions League, 1 FA Cup, 2 Carabaos, 1 Community Shields, 1 Superkupë Europiane, 1 Kupë Bote për Klube.
Fenerbahçe hakmerret në derbi duke i prishur festën e Gallatasarajt: Rams Park ishte gati të shpallte kampionët e Turqisë, por skuadra humbi 1-0 pavarësisht epërsisë numerike prej më shumë se një ore. Gjithçka do të vendoset në turin e fundit. Gallatasaraji do të përballet me Koniasporin jashtë, ndërsa Fenerbahçe do të presë Istanbulsporin errëzuar.
Maks Verstapen fiton Çmimin e Madh në Imola të Italisë në Formula 1. I dyti Lando Norris në podium edhe Sharles Leklerk si i tretë.