Rivali i Shqipërisë, Daliç zbardh listën e Kroacisë

Afati i fundit i listave përfundimtare (me 26 lojtarë) i kombëtareve pjesëmarrëse në Europ 2024 për ti dërguar në UEFA brenda datës 7 qershor.

Kroacia rivali i Shqipërisë në Grupin B (së bashku me Spanjën dhe Italinë) ka publikuar listën paraprake të futbollistëve eventualë për në fazën finale të Gjermani 2024.

Në listën e publikuar nga Zlatko Daliç gjëndën emrat e peshave të @rënda’ si Modriç, Perisip, Kovaçiç, Brozoviç, Kramariç, Gvardiol etj).

Ndeshjen e parë kroatët do ta luajnë më datë 15 qershor në orën 18:00 ndaj Spanjës në qytetin e Berlinit.

Në ndeshjen e dytë më 19 qershor, Kroacia do të luajë kundër Shqipërisë në ‘Volksparkstadion’ të Hamburgut.

Ndeshjen e fundit kroatët e luajnë me 24 qershor teksa të besuarit e Zlatko Dalic do ta luajnë ndaj Italisë me fillim nga ora 21:00 në ‘Red Bull Arena’ të Lajpcigut.

Ndërkohë Kroacia do të mblidhet më 26 maj për t’u vendosur në Rijekë. Ata do të stërvitenderi më 3 qershor, kur do të ketë një ndeshje përgatitore kundër Maqedonisë së Veriut në Rujevicë.

Më pas do të udhëtojë për në Vatikan më 5 qershor, ku do të priten nga Papa Françesku dhe pas kthimit në Rijeka, ‘Vatreni’ më 7 qershor do të udhëtojnë drejt Portugalisë. Një ditë më vonë në Lisbonë do të përballen me Portugalinë, që do të jetë testi i fundit para Euro 2024.

Kroacia do të vendoset në qytetin gjerman të Neurupin më 9 qershor dhe një ditë më pas, më 10 qershor në orën 18:00, do të zhvillojnë një seancë të hapur stërvitore për publikun.

Lista e Kroacisë:

PORTIERË: Livakoviç, Ivushic, Labroviç.

MBROJTËS: Vida, Gvardiol, Juranoviç, Sosa, Stanishiç, Shutalo J., Erliq, Pongraçiç.

MESFUSHORË: Modriç, Kovaçic, Brozoviç, Pashaliq Mario, Nikola Vlashiç (?), Majer, Ivanusec, Suçiç Luka, Baturina.

SULMUES: Perisiç, Kramariç, Petkoviç, Pjaca, Budimir, Pasaliç Marko.

LISTA REZERVË: Barishiç, Ćaleta-Car, Jakiç, Kotarski, Fruk, Ljubiçiç, Matanoviç, Sigur, Petar Suçiç.

Shënim: Nikola Vlasiç, në rekueprim, bashkohet me grupin më 27 maj, nëse nuk aftësohet, me 1 qershor largohet dhe afrohet një nga lista e pritjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!