Finalja Egnatia- Partizani do të mbyllë sezonin e gjatë futbollistik

Dita e dielë dha verdikte të forta në ‘Abissnet Superiore’. Fillimisht në Laç u vendos skuadra e 10-të e cila do të marrë pjesë në sezonin e ri 2024/25 ndërsa në mbrëmje gjysmëfinalja e luajtur në ‘Air Albania’ përcaktoi dy skuadrat e finales së madhe të ‘Final Four’ ndërmjet Egnatias dhe Partizanit.

Po kjo gjysmëfinale (Egnatia- Vllaznia 0-0) ka dërguar në ndeshjen për vendin e tretë të Final 4 dyshen Vllaznia- Skënderbeu. Ballfaqimi thjesht për shkak të formulës pasi dueli i ditës së premte (24 maj) nuk prodhon ndonjë verdikt të madh.

Përpos ndonjë vlere monetare të shtuar nga % e parashikuara nga organizatorët. Korçarët prej dënimit nga UEFA, nuk mund të luajnë në Europë.

10 skuadrat e sezonit të ardhëshëm në Superiore:

Egnatia, Partizani, Vllaznia, Skënderbeu, Tirana, Teuta, Dinamo Siti, Laçi, AF Elbasani, Bylis.

12 skuadrat e Kategorisë së Parë:

Kukësi, Erzeni, Flamurtari, Apolonia, Korabi, Vora, Kastrioti, Burreli, Lushnja, Besa, Pogradeci, Valbona./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!