Shkurtaj përshëndet nga Barcelona, Lilaj eviton Shkëmbin…

‘FanZonë’ në SuperSport, zbardh disa të panjohura gjatë javëve të fundit. Sulmuesi i Kukësit Vasil Shkurtaj shfaqet me pamje direkte nga Barcelona.

Vlonjati deklaron se ka mbetur në Spanjë, ku ishte për të vazhduar fazën e rikuperimit duke udhëtuar nga Greqia.

Ai tregon edhe picirrin që po heq në Spanjë dhe rastin kur policia spanjolle ishte gati ta arrestonte pas një seance vrapi në qytet.

Por në ‘Fan Zonë’ ishin në komunikim edhe Jasir Asani nga Stokholmi dhe Sabian Lilaj që aktivizohet në Izrael.

Ish-sulmuesi i Partizani tha se në Suedi nuk ka shumë privime nga efekti Koronavirus, dhe se të mërkuren skuadra e tij AIK Stokholm do të startojë me seancat përgatitore.

Ndërkohë Sabien Lilaj, u shfaq disi më atraktiv pasi korçari përpos situatës së mirë te Sektzia Tziona, u ndal edhe te Skënderbeu dhe preferencat e tij sportive.

Uron që Skënderbeu të fitojë gjyqin e fundit dhe ti kthehet kohëve të arta. Ndërkohë ai zbuloi se lojtari më i mirë partner në mesfushë gjatë karierës është Devi Muka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!