Olivera rikthehet në Laç me kujtime negative, Vucaj e Shkurtaj…

  • Në Laç, si kundërshtarë rikthehen Erjon Vucaj dhe Vasil Shkurtaj. Shkodrani nisi aventurën profesioniste me bardhezinjtë duke u kthyer për disa sezone idhulli numër 1 i tifozerisë.

Sot finalja e biletës së fundit Abissnet Superiore mes Laçit dhe Flamurtarit (16:00) ka tërhequr vëmendjen e sportdashësve të shumtë. Kryesisht në dy qytetet Laç e Vlorë.

Të destinuar të provojnë fatet në 90′ minuta për vendin vakant në Superiore (nëse ka barazim shkohet në shtesë apo penallti) Laçi dhe Flamurtarin i lidh e kaluara e tyre sportive.

Sigurisht ndeshja e fundit luajtur në Kurbin në fund të sezonit 2019/20 përkon dhe me fitoren e Laçit me shifrat 2-1. Asokohe për bardhezinjtë shënonin Nuabueze e Turkaj për vendasit dhe Ardit Hoxhaj për vlonjatët.

Sidoqoftë ajo që bëri përshtypje gjatë atij takimi ishte dalja që në pjesën e parë me karton të kuq të Indio Oliverës. Braziliani më pas teksa skuadra këmbëngulte të merrte barazimin, u fotografua duke ngrënë byrek te dera e dhomave të xhveshjes. Me kalimin e kohës, brazliani i qëndroi ‘stuhive’ në Vlorë dhe sot konsiderohet si pikë e fortë e skuadrës së Eqerem Memushit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!