Fangaj, stërvitje si në ‘fushë’

Atmosfera e zymtë në të gjithë botën për shkak të koronavirusit,ka bërë që futbollistë të ndryshëm të bëjnë zgjidhje të specifikuara përgatitore. Diku me letra higjenike, palestra, topa të përmasave të ndryshme, vrapime, etj

Edhe në Shqipëri rastet kanë qënë interesante. Tirana u ‘kap’ duke u stërvitur në ‘Selman Stërmasi’. Të tjerë sipas mundësive që ofron izolimi e planeve të reduktuara të stafeve teknike.

Por mbrojtësi 22 vjeçar i Laçit, Abdurrahman Fangaj, duket se i ka të gjitha mundësitë të ndihet ‘mbret’.

Falë pronës private në afërsi të Shkodrës, mbrojtësi i dalluar bardhezi, ka shfrytëzuar mjediset e bahçes për tu ingranuar me vrapime e ushtrime .

Madje duke u ushtruar në ‘grup’. Cungu më herët ka dhënë udhëzime dhe Fangaj po i zbaton si duhet. (video)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!