Barazoi me Vllazninë, Egnatia në finale me Partizanin

Gjysmëfinale ‘Final Four’: Egnatia- Vllaznia 0-0

Dueli i sotëm gjysmëfianl mes Egnatais dhe Vllaznisë, luajtur në ‘Air Albania’ nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola duke bërë që rrogozhinasit falë formulës, të presin biletën e finales për titullin kampion 2023/2024.

Përgjithësisht lojë e bukur e plot adrenalinë sportive. Vllaznia u përpoq të diktonte në pjesën e parë ndërsa e dyta foli diçka më mirë për rrogozhinasit. Atyre ju anulua një gol i dytë për pozicion jashtë loje (një i tillë ishte anuluar edhe pjesën e parë).

Ativizmi i Spahiut në vend të Fernandos i dha tjetër fizionomi lojës së skuadrës së trajnerit Tetova duke e kthyer ansamblin fitues të Kupës së Shqipërisë një një makinë vërtetë kërcënuese.

Ndërkaq panik në minutat shtesë pas përlasjes Juriç- Zejnullai. Futbollisti i Egnatias u përmend pas disa sekondave por që më pas doli vetë nga fusha.

Kështu të dielën e 26 majit në ‘Air Albania’ Tiranë, finalja Egnatia- Partizani për titullin kampion 2023/24. Vllaznia do të ndeshet me Skënderbeun (dënuar për të garuar në Europë) për vendin e tretë. Paçka se kuqeblutë e kanë siguruar biletën për në Conference League./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!