Gjysmëfinalja e dytë e ‘Final 4′, Egnatia apo Vllaznia në 90’ për finalen e madhe

Egnatia- Vllaznia, gjysmëfinalja e dytë e “Final Four” këtë mbërmje në Air Albania Stadium në Tiranë. Për të zbuluar emrin e skuadrës tjetër finaliste e cila në 26 maj ora 20:00 do të diskutojë titullin kampion me Partizanin.

Sikundër është qartësuar në rregullorne FSHF-së, rrogozhinasit për shkak të vendosjes pas 36 javëve do të mjaftohet me fitoren eventuale por dhe barazimin për të shkuar te dueli final.

Nga ana tjetër Vllaznia e cila nuk fiton një titull që nga viti 2001, do të tentojë të vendosë ‘veton’ ndaj Egnatias e cila pasi fitoi Kupën e Shqipërisë ndaj Kukësit, do edhe titullin e parë kampion. Shkodranët janë të plotë. Ashtu si dhe rrogozhinasit e teknikut Tetova.

Ndërkaq pritet dyndje tifozësh. Kryesisht nga Shkodra, qytetit të madh veriperendimor të Shqipërisë.

Sikundër dhe në gjysmëfinalen e parë (Partizani- Skënderbeu 1-0) edhe sot në mbrëmje pritet që gjyqtati të zyrtarizohet përmes shortit vetëm pak orë para startit./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!