Vllaznia bind Shtubinën, eksperti në shtëpi

Ndriçim Shtubina është i Vllaznisë. Pas largimit nga Laçi, ndërsa mesfushori sulmues u aktvizua për dy edicione, Shtubina polivalent ka gjetur akordin për të nënshkruar me drejtuesit e Vllaznisë së Shkodrës.

Në fakt, rezulton një kthim i dytë në shtëpi. Ndriçim Shtubia, pasi shkëlqeu në hapat e parë të karrieres te Ada dhe me pas te Vllaznia, veshi disa fanela të ndryshme si atë të Flamurtarit, Kukësit dhe së fundi të Laçit, me të cilin sezonin e kaluar shënoi 10 gola.

Pritet që mesfushori 32-vjeçar Ndriçim Shtubina, t’i bashkohet skuadrës së teknikut Mirsad Jonuz, e cila sipas planeve nesër do të shtegojë drejt Ohrit, për të kryer një mini-cikël stërvitor në vendin fqinj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!