Efekti Kros, Zhiru: Tërhiqem nga Kombëtarja

Pas deklaratës së Toni Kros se pas finaleve ‘Gjermani 2024’ do të varë ‘këpucët në goxhdë’, një tjetër futbollist i nivelit të lartë botëror, deklaron tërheqjen nga kombëtarja e tij.

Bëhët fjalë për sulmuesin francez Olivier Zhiru (kampion bote në 2018), teksa pasi njoftoi lamtumirën me Milanin (do të shkojë në MLS), deklaron se i jep lamtumirën edhe kombëtares franceze:

“Kampionati Europian do të jetë kompeticioni im i fundit me Francën. Duhet t’u lëmë vend të rinjve. Mendoj se karrierën mund të luaj edhe dy vite të tjera të mira, por i them mjaft për kombëtaren”, janë fjalët e 37 vjeçarit për Equipe./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!