Dimitri Stazhilla, portieri i ri i Laçit…

Dimitri Stazhilla në mënyrë surprizë te bardhezinjtë. Portieri moldav me shtatlartësi mbi 2 metra, seancën e pasdites pritet të zbarkojë te Laçi.

Stazhilla, nuk është një emër i panjohur në Shqipëri. Në janar të vitit 2015 ai u afrua te Kukësi, ku u aktivizua 4 ndeshje në kampionat, 2 në Kupën e Shqipërisë dhe 5 në Ligën e Europës me fanellën e skuadrës verilindore.

Portieri me shtatlartësi 2.04 metra, erdhi te Kukësi në formë huazimi nga Sherif Tiraspoli dhe pasi mbaroi periudhën e huazimit, u kthye te Sherifi për të kaluar më pas te Krasnodar në Rusi.

Gjatë 2018 u pa te Mashuk, e më pas te Mojzel, ndërkohë që sot 28-vjeçari, pritet të rikthehet në Shqipëri, me destinacion klubin kurbinas. Për t’u përditësuar detajet…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!