Barcelona në komunikatë/ Ikën Ksavi, stafi i ri ditët në vijim

Në një takim në ‘Ciutat Esportiva Joan Gamper’, presidenti Joan Laporta i Barcelonës ka informuar Kavi Hernandez se ai nuk do të vazhdojë si trajner i FC Barcelona në sezonin 2024-25.

Takimi u ndoq gjithashtu nga zëvendëspresidenti sportiv Rafa Yuste, drejtori i sportit Deko, Kavi, Oscar Hernandez dhe Serxhio Alegre.

Njoftimi:

“FC Barcelona dëshiron të falënderojë Ksavin për punën e tij si trajner, si dhe për karrierën e tij të paimitueshme si lojtar dhe si kapiten i ekipit dhe i uron atij çdo sukses në të ardhmen në botë.

Gjatë ditëve në vijim, FC Barcelona do të bëjë një njoftim në lidhje me strukturën e re të ekipit të parë.”

Ai do të jetë trajner i skuadrës për herë të fundit në ndeshjen e së dielës Sevilja- Barcelona./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!