Bajraktareviç, një “flamurtar” për Haxhiun…

Pasi ka zyrtarizuar në krye të pankinës, trajnerin vlonjat Gerd Haxhiu, drejtuesit e skuadrës së Flamurtarit kanë bërë edhe lëvizjen e pare në merkato.

Ata kanë nënshkruar me mesfushorin Semir Bajraktareviç nga Sarajeva, i cili në katër sezonet e fundit është aktivizuar në futbollin izraelit.

Më herët, 31-vjeçari ka qenë pjesë e skuadrës së Sarajevos në Bosnje-Hercegovinë, ndërkohë që është aktivizuar edhe me Slobodën e Tuzles dhe skuadrës Çelik në vendlindjen e tij.

Mesfushori Bajraktareviç është blerja e pare zyrtare e Flamurtarit, ndërkohë që drejtuesit vlonjatë premtojnë për rinovimet kontratash me disa lojtarë, që ishin pjesë e kuqezinjve sezonin e shkuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!