Flik trajneri i ri i Barcelonës, kontratë 1+1, të hënën prezantimi

Disi çuditëshëm, Hansi Flik do të jetë trajneri i ardhshëm i Barcelonës. Ish-trajneri i kombëtares gjermane dhe i Bajernit të Mynihut do të ulet në stolin e Blaugranas sezonin e ardhshëm.

Ai do të pasojë Ksavi Hernandez. Përfundimisht telenovela u mbyll me një lamtumirë mes klubit katalanas dhe ish-mesfushorit që fitoi praktikisht gjithçka me Guardiolën trajner te Barça.

Një histori që dukej se ishte rregulluar pas një deklarate fillestare të trajnerit se ai donte të largohej për shkak të presionit të tepërt, por fjalët e fundit në një deklaratë të ish mesfushorit brilant, çuan në një ndryshim të menjëhershëm të marëdhenjes me presidentin Laporta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!