Luhet vendi i tretë, Skënderbeu dhe Vllaznia për…krenari

Sot në ‘Air Albania Stadium’, ora 19:00, dueli Skënderbeu- Vllaznia

Projektuar si ndeshje e madhe për të zënë vendin e tretë në ‘Final Four’, Skënderbeu- Vllaznia, në program këtë mbrëmje në orën 19:00, duket se do të jetë në anititezë me parashikimet e pritëshme para se të vinte konfigurimi i ‘top 4’.

Arsyeja lidhet me pamundësinë e korçarëve për të luajur në Europë teksa juglindorët mbetën të dënuar dhe për pak vite nga UEFA. Sidoqoftë një duel i cili do mund të ketë avantazhin për të fituar disa lekë më shumë por dhe për pak më shumë krenari sportive.

Me gjasë, ky takim do të krijojë mundësinë për alternativa të reja në të dyja pankinat duke bërë që si Gvozdenoviç ashtu dhe Brdariç të hedhin në fushë futbollistë të alternuar mes eksperiencës dhe të ardhmes.

Për rregull, ndeshja në rast barazimi shkon në shtesë ndoshta dhe me penallti. Me interes prezenca e tifozerisë në tribuna aty ku deri tani raportohet për një numër i ulët ndjekësish./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!