FSHF vazhdon për tre vite të tjera bashkëpunimin me “Ujë Tepelene”

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) dhe Ujë Tepelene kanë kënaqësinë të njoftojnë rinovimin e kontratës së bashkëpunimit për tre vitet e ardhshme. Ky partneritet që ka zgjatur për 20 vite, ka qenë një shtyllë e rëndësishme në mbështetjen e futbollit shqiptar dhe në promovimin e sportit në të gjitha nivelet.

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, dhe CEO i Ujë Tepelene, Luca Busi, firmosën sot kontratën e re, në një ceremoni të veçantë të mbajtur në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”. Ky rinovim vjen në një moment shumë të rëndësishëm, teksa Kombëtarja Shqiptare e Futbollit po përgatitet të marrë pjesë në Kampionatin Evropian të Futbollit “UEFA EURO 2024”, që do të zhvillohet këtë verë në Gjermani.

Bashkëpunimi midis FSHF-së dhe Ujë Tepelene është një nga më të gjatët dhe më të frytshëm në historinë e sportit shqiptar. Prej dy dekadash, Ujë Tepelene ka ofruar mbështetje të vazhdueshme për Kombëtaren Shqiptare dhe aktivitetet e FSHF-së, duke siguruar hidratimin dhe freskinë e sportistëve në çdo ndeshje dhe stërvitje. Gjatë këtyre viteve, Ujë Tepelene ka qenë simbol i besnikërisë dhe përkushtimit ndaj futbollit shqiptar, duke ndihmuar në ndërtimin e një kulture sportive që promovon shëndetin dhe performancën e lartë.

Në fjalën e tij përshëndetëse në këtë aktivitet, Presidenti i FSHF-së, Armand Duka e nisi me një falënderim për CEO-n Busi dhe sponsorin “Ujë Tepelenë”, që ka qenë ndër sponsorët e parë që ka lidhur kontratë me FSHF-në, ndërsa zbuloi se Ujë Tepelene do të shoqërojë ekipin edhe në fazën përgatitore në Austri dhe në finalet e EURO 2024.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!