I prisnin me padurim, Mesi, Suarez dhe Buskets ‘jo Vankuverit’

Mungesa e madhe për shkak të problemeve fizike e Lionel Mesit në ndeshjen e MLS që Inter Majemi do të luajë nesër në Vankuver kundër Uajtskaps, po shkakton jo pak probleme në qytetin kanadez.

Në fakt, mbi 50 mijë njerëz kishin blerë bileta për të mund të shikonin drejtpërdrejt bëmat e kampionit argjentinas, por tani, nëse nuk ka një rikuperim të shpejtë, ata nuk do të mund të shohin numrin 10 të kundërshtarëve të tyre, dhe e njëjta gjë vlen edhe për Serxhio Buskets dhe Luis Suarez, gjithashtu jo prezent në Vankuver.

Kështu CEO i Uajtskaps Axel Scuster, u shkroi tifozëve në përpjekje për të qetësuar zhgënjimin e tyre, ndërsa Inter Majemi nuk bëri asnjë deklaratë në lidhje me formën fizike të Mesit, Buskets dhe Suarez.

Ndeshja Vankuver Uajtskaps- Inter Majemi luhet mëngjesin e datës 26 maj ora 04:30/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!