Italia avancon me metodologjinë në sport, ngrihet Komisioni ekonomiko- finanaciar

Prej disa javëve ishte si një projekt drejt zbatimit.Takimi Gravina- ministri Abodi më në fund është konkterizuar.

Kështu, Këshilli i Ministrave ka miratuar dekretin e Abodit me të cilin nis komisioni i pavarur për kontrollin ekonomiko-financiar të klubeve sportive profesionale të futbollit dhe basketbollit. Një ndërhyrje e cila në javët e kaluara kishte marrë trajtëne zgjidhjes për autonominë e sportit:

“Me diskutim kemi rafinuar Komisionin – komentoi ministri i Sportit Andrea Abodi – duke përfituar nga takimet, por duke i kushtuar vëmendje substancës. është një hap i madh përpara që përfaqëson një garanci të mëtejshme të transparencës”.

Nuk do të quhet Autoritet, nuk do të quhet Agjenci. Në vend të kësaj do të quhet Komisioni, i plotësuar me specifikimin: “Komisioni i Pavarur për verifikimin e bilancit ekonomik dhe financiar të klubeve sportive profesionale” siç përcaktohet në nenin 13 bis dhe që kujton Dekretin Legjislativ numër 36, datë 28 shkurt 2021.

Detyrat e Komisionit…

Komisioni do të ketë për detyrë të vërtetojë rregullsinë e menaxhimit ekonomik dhe financiar të klubeve sportive profesionale. Për këtë do të nxjerrë opinione të detyrueshme të cilat do t’u dërgohen federatave kombëtare sportive përkatëse, të cilat do të marrin masat e nevojshme për pranimin, pjesëmarrjen dhe përjashtimin nga garat profesionale, si dhe çdo masë tjetër pasuese. Për më tepër, brenda datës 30 shtator të çdo viti, Komisioni do t’i paraqesë një raport Parlamentit dhe Presidentit të Këshillit të Ministrave, ose autoritetit politik të deleguar në fushën e sportit, për rezultatet e aktiviteteve të kryera në vitin e kaluar. dhe mbi ecurinë e bilanceve ekonomiko-financiare të klubeve sportive profesionale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!