Partizani, vjen humbja e dytë sllovene…

Miqësore: Mura-Partizani 2-1 (Marosa 23′, Marusko 72′/ Çinari 93’)

Partizani ka zhvilluar miqësoren e dytë në tokën sllovene. Sot, “të kuqtë” e kryeqytetit janë përballuar me skuadrën sllovene, Mura. Edhe pse një ndeshje miqësore, tekniku italian ka rreshtuar në fushë atë që mendohet si formacioni titullar i Partizanit. I vetmi ndryshim ka qenë Bitri në qendër të mbrojtjes, i cili është preferuar para Rexhepit, ndërsa në majë të sulmit, është pozicionuar Mensah.

Gjithsesi, edhe pse skuadra përballë ishte relativisht më modeste, Partizani përsëri ka humbur. Marosa në të 23-tën dhe Marusko në të 72-tën shënuan golat e fitores 2-1 të sllovenëve të Muras. Goli e nderit për Partizanin e shënoi Çinari në të 93-tën minutë.

Pas humbjes së thellë 5-1 tri ditë më pare ndaj Sarajevos, kampione e Bosnje Hercegovinës, kjo është humbja e dytë e skuadrës së Partizanit. Skuadra e “demave”, nën drejtimin e trajnerit italian Franko Lerda, po përgatitet prej më tepër se një javë në Slloveni, për takimet ndaj Karabakut në turin e pare të Champions League.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!