Gjoka “i pangopur”, kërkon ende përforcime

Trajneri i nënkampionëve të Shqipërisë, Ernest Gjoka, ka deklaruar se
Kukësi është ende i paplotë, përtej afrimeve që kanë ndodhur deri tani. Ai, ndërkohë është shprehur i kënaqur për përgatitjet e deritashme të skuadrës për ndeshjet ndaj hungarezëve të Debrecenit për Europa League.

 “Faza po shkon mirë, ekipi po jep maksimumin, kemi punuar me ngarkesë të madhe fizike. Tani, pak nga pak, do të fillojmë edhe me lojën, cikli është për rritjen fizike dhe pastaj të bëhemi gati për ndeshjen me Debrecenin. Po mundohemi te analizojmë kundërshtarin. Kur të shkojmë në Ohër analiza do të jetë më specifike, që të jenë evidente si pikat e forta, ashtu edhe defektet e tyre.”

Ndërkaq, trajneri kryeqytetas Gjoka, ka qenë i drejtëpërdrejtë për nevojat që ka skuadra e tij për t’u përforcuar, natyrisht duke mos përmendur emra.

 “Sa i përket skuadrës tonë, lojtarët bazë të skuadrës janë duke u rikuperuar nga të gjitha problemet. Por mendoj se kemi nevojë për dy blerje, sidomos në fazën e sulmit. Po punojmë me kujdes e qetësi, dhe nëse do të arrijmë, do të marrim lojtarët që na duhen. Po mendojmë pjesën e sulmit se nuk mund të shtyjmë kampionatin vetëm me Shkurtajn. Por kush duhet të vijë, duhet të jetë me cilësi,” deklaroi trajneri i verilindorëve për “Supersport” .

Qarkullojnë zëra, se drejtuesit e klubit kuksian janë duke bërë përpjekje për të afruar në radhët e tyre ish-mesfushorin Gavazaj të Skënderbeut, si dhe sulmuesin Dunga që mbylli sezonin me Luftëtarin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!