Starova “diplomat”, flet por nuk tregon…

Skuadra kurbinase nuk ka lëvizur nga “fortifikata” e saj. Edhe pse temperaturat janë të larta, ata vazhdojnë përgatitjet e tyre në Laç për ndeshjet e Europa League, ku si kundër dihet, do të përballen me izraelitët e Hapoel Ber Shevas.

Në një intervistë të sotme për “RTSH Sport”, trajneri Sulejman Starova ka folur për përgatititjet e skuadrës së tij në prag të kësaj sfide sa të rëndësishme aq edhe të vështirë. Përvoja e gjatë e ka bërë “Bobin” të kujdesshëm dhe “diplomat”, ai ka folur shumë, por ka treguar pak…

“Kemi bërë ndeshje të mira, ku primare nuk ishte rezultati, por paraqitja e lojtarëve. Bëmë një miqësore me Kukësin, dhe në program kemi një ndeshje të dytë me ta. Këtë javë po shikoj kundërshtarin dhe lojtarët që ata kanë afruar rishtazi. Shpresoj që të kuptojmë cilat janë pikat e tyre të forta dhe të dobëta”, u shpreh Starova.

Ndërkohë, trajneri i kurbinasve tregoi dhe për afrimet e disa lojtarëve në skuadrën e Laçit, për të cilat Starova ka folur edhe më pare.

“Ne kemi marrë një sulmues amerikan që vjen pas një përvoje në Kosovë, një mbrojtës qendre (Ignjatoviç), lezhjanin Turkaj dhe dy lojtarë të rinj që kanë ardhur nga Greqia (Zaimi dhe Spahiu), të cilët po shtojnë konkurrencën në skuadër. Them që jemi në rrugë të drejtë, do të bëjmë më të mirën mundshme”, deklaroi trajneri i laçianëve Sulejman Starova, duke mos treguar asnjë nga planet e tij se si t’i kundërvihet izraelitëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!