Valteri Botas, “poli” në Silverston…
Sërish makinat Mercedes, do të jenë të parat në startin e garave për 70-vjetorin e Grand Prix të Silverstonit në Formula 1.
I vetmi ndryshim është në faktin, se finlandezi Valteri Botas do të jetë i pari në nisje, pasi me 1’25″154 fitoi “pole-position” ndaj shokut të tij të skuadrës, britanikut Ljuis Hamilton (1’25″217). Eshtë “poli” i dytë për të.
Befasia e provave për “pole-position” ishte vendin i tretë i fituar nga piloti gjerman Hiko Hulkenberg i Racing Point, i cili ka zëvendësuar meksikanin Serxhio Perez, i cili vazhdon të vuajë pasojat e Covid-19.
Ndërkohë, vazhdon të zhgënjejë piloti i “kokëkuqes” së Ferrarit, katër herë kampioni i botës, Sebastian Fetel. Gjermani u skualifikua që në provat e dyta, ndërkohë që shoku i tij i skuadrës, piloti nga principata Çarls Leklerk, u rendit në vendin e tetë.
Nesër, nga ora 15:10, do të startojnë garat për Grand Prix të Silverstonin, të pestat në kalendarin e botërorit të Formula 1 për sezonin 2020.