Verstapen triumfon në Silverston
Maks Verspatem fiton garën e Silverstonit në 70-vjetorin e Formula 1.
Piloti i Red Bull, falë një strategjie fituese, nga vendi i katërt doli shpejt në vend të parë, duke e ruajtur me dinjitet pozicionin dhe në fund të presë shiritin përpara Luis Hamilton në vend të dytë dhe Valteri Botas në të tretë.
Fitorja e nëntë për Maks Verspaten, pilotin e skuadrës austriake Red Bull dhe e para në këtë sezon, pas 4 garave të fituara nga Mercedes (1 Botas dhe 3 Hamilton).
Përgjithësisht një garë, e cila nisi e qetë për pretendentët. Mercedes që kryeson fillimisht me finlandezin Botas dhe pilotët e Ferrarit, Fetel e Leklerk shumë larg. Sidomos gjermani në ikje nga “kokëkuqja”, 4 herë kampion bote, Sebastian Fetel, teksa mbetet në zonën e fundit.
Vrapimet në pistë, sjellin disa probleme të kampionit në fuqi Luis Hamilton i cili detyrohet të futet në bokse. Të njëjtën gjë bëjnë dhe makinat e tjera, por Hamilton në xhirot e fundit detyrohet të rifutet sërish për të evituar rrezikun e gomave.
Del i katërti. Rekuperon shpejt monegazin Leklerk dhe shokun e skuadrës Botas, por pa mundur t’i prishë festën triumfuese Maks Verstapen.